Komisioni i pavarur profesional i Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtoj sot dosjet e nëntë kandidatëve për kreun e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Arbresh.info” merr vesh se pas shqyrtimit të dosjeve, komisioni do bëj përzgjedhjen e vetëm tre kandidatëve, të cilët javën tjetër do t’i nënshtrohen intervistimit.
Nga këta nëntë kandidatë, “Arbresh.info” kishte publikuar më herët emrat e katër prej tyre, të cilët janë Muamer Bikliqi , drejtori i burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, Nehbi Halili , si dhe Benasim Medic .
Portali ka mësuar se ndonëse ish-drejtor i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Muamer Bikliqi, aktualisht inspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë i plotëson të gjitha kriteret për këtë post, tendenca e krerëve aktual të SHKK-së është që të ndërhyhet në komision për të favorizuar drejtorin aktual të burgut te Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani.
Selmani, është njëri nga drejtorët e SHKK-së, që ishin përfshirë në skandalin e darkës me të burgosurin Blerim Potera.
Ky rast ishte duke u hetuar nga Inspektorati i MD-së për përfshirje në këtë rast. Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj, Inspektorati i MD-së ende nuk ka dal me një vendim rreth këtij rasti./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Këtu e keni linkun e shkrimit për dosjen e të burgosurit Blerim Potera
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...