Google ADS

“Sot Shqipëria i fal Greqisë 1200 km det dhe triliona fuçi nafte”

10:50 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Ish- kryeministri Sali Berisha komenton takimin që do të mbahet sot në Londër mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Cipras.

Sipas tij sot Rama do i dorëzojë Ciprasit marrëveshjen që i fal 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte.

Berisha shkruan se po sot Rama do të fshijë nga historia e Shqipërisë fjalët çam dhe çamëri

Reagimi i plotë

Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!

Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe

Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme