Google ADS

Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës

09:26 | 10 Janar 2025
K.B

Seanca e 5 dhjetorit, në të cilën u miratuan plot 18 ligje, doli të jetë e fundit për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka thënë për Arbresh.info, Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI).

“Po sot është dita e fundit e Legjislaturës së tetë ka thënë ajo.

“Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës do të shpërndahet 30 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, konkretisht paragrafi 2 i këtij neni. Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, tha Haxholli.

Të ngjashme