Sot shpaloset plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, merr pjesë edhe Kurti

07:10 | 5 Gusht 2024
E.H

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e shpalosjes së propozimit fitues për zhvillimin e Master Planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sipas njoftimit, në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.

Ngjarja pritet të zhvillohet në ora 18:00.

Programi:

18:00 Hapje dhe mirëseardhje
18:10 Fjala e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti
18:20 Fjala e përfaqësuesit të Familjes Jashari
18:30 Prezantimi i propozimit fitues për zhvillimin e master planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
19:00 Mbyllje dhe koktej/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme