Gjykata në Gjakovë sot do ta shpallë aktgjykimin ndaj Fatmir Limajt që dyshohet për krime lufte.
Ai akuzohet nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk e ka parandaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Prokurorja e rastit, Drita Hajdari në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënim për përgjegjësi komanduese për Fatmir Limaj, i cili po akuzohet për krime lufte në rastin e vrasjes së dy civilëve më 1998 në Bellanicë të Malishevës.
Kurse, në seancën e fundit që u mbajt në lidhje me këtë rast zv/kryeministri i Kosovës u deklarua i pafajshëm.
Ai tha se nuk ka prova për një vendim të tillë. /Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...