Gjykata e Prishtinës të hënën pritet që të shpallë aktgjykimin lidhur me akuzat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.
Buja, siç raporton Kallxo.com, po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.
Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.
Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.
Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.
Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.
Me këtë Prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.
Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit