Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Gjuhës së Shenjave

09:07 | 27 Shtator 2024
K.B

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, organizojnë konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave”.

ZKM-ja përmes një njoftimi bën të ditur se takimi do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:00, në ndërtesën e Qeverisë.

“Qëllimi i këtij takimi është të theksohet rëndësia e përdorimit të gjuhës së shenjave si një mënyrë për arritjen e të drejtave për gjuhën e shenjave, duke përfshirë përmirësimin e legjislacionit, si dhe procesin e zhvillimit të koncept-dokumentit për gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës”, njofton ZKM-ja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme