Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.
Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera.
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë