Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me 202-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet gjerësisht si themeluesja e infermierisë moderne. Në janar 1974, kjo ditë u shpall zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Infermierëve.
Rreth 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermierë, dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë infermierët në mbarë botën për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë. Infermierët kanë një rol të rëndësishëm dhe kanë përgjegjësi kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Me rastin e 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, sot nga ora 10:00 Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon sot tryezën me moton: “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejtat për sigurimin e shëndetit global”./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës