Para 27 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.
Komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998, në një postim në Facebook./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...