Sot bëhen 23 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.
Gjatë ditës së sotme, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit, do të ketë aktivitete të organizuara nga Komuna e Deçanit e të cilat kanë filluar më 22 mars.
Me këtë rast ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për Dukagjin, Ramush Haradinaj, në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës, do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në ora 12:00.
Me rastin e kësaj dite kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...