Google ADS

Sot rihapet Terminali Doganor në Trepçë

07:08 | 2 Nëntor 2021
S D

Sot  do të bëhet rihapja e Terminalit Doganor në kompleksin e Trepçës, shkruan arbresh.info.

Në ceremoninë e rihapjes do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përveç tij, do të marrin pjesë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe menaxhmeti i Trepçës.

Ceremonia mbahet në ora 9:00, në kompleksin e Trepçës (hyrja nga qyteti)./arbrsh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme