Një prej mjeteve më kryesore të transportit nuk ka qenë në dispozicion për qytetarët për rreth dy muaj.
Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Politika, se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë nesër (e diele).
“Po mund tu konfirmoj se nesër në ora 16:00 edhe zyrtarisht do të jemi bashkë për të rifilluar qarkullimi i trenit”, ka thënë ministri Lekaj.
Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.
Ndryshe, Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag