Sot protestojnë serbët, “fantazojnë” se do të shkarkohen komandantët e policët serbë

08:48 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të premten, duke kundërshtuar mos mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, pretendon se situata nuk ka qenë kurrë më e rëndë në Kosovë dhe  se sipas tij ndaj serbëve po ushtrohet dhunë institucionale.

“Ne do të luftojmë në mënyrë demokratike dhe të premten do të kemi protesta paqësore si një formë e luftës sonë me një mesazh të qartë, se ne nuk duam të jemi qytetarë të dorës së dytë dhe se askush në shekullin 21 nuk na mohon të drejtat tona themelore. Ne kemi pasur një ditë të gjatë dhe të vështirë.Kkjo pasqyron atë që ne si popull po kalojmë aktualisht në Kosovë ”, tha Jevtiq ditë më parë.

Një ditë më parë liderët shtetëror në Serbi u alarmuan pas pas shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai shtoi se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Vuçiq pretendoi se Kurti me këto veprime dëshiron që të prishë paqen në Kosovë.

“Është ai që me këto vendime dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton”, tha ai, duke shtuar se Serbia dëshiron që ta ruajë paqen dhe se do t’i drejtohet për këto veprime shteteve të Quint-it dhe komunitetit ndërkombëtar.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas suspendimit të Kryetares së Gjykates Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq.

Bërnabiq po pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po cenon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkruan arbresh.info.

Ajo suspendimin e kryetares serbe të gjykatës po e cilëson se Marrëveshja e Brukselit ka vdekur.

“Vazhdon dhuna brutale ndaj serbëve në Kosovë. Me çdo vendim, Kurti cënon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, ka shkruar Bërnabiq në Tëitter. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme