Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të miratohet Ligji për Lotarinë.
Do të mbajnë sot një protestë duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka thënë se protesta do të fillojë nga ora 11:00.
Në njoftimin për protestë të Lotarisë thuhet se punëtorët s’kanë marrë pagë që një vit dhe se përkundër premtimit të Qeverisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, një gjë e tillë s’ka ndodhur.
“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...