Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se të shtunën do të promovohet revista e parë kulturore institucionale në Prishtinë “Prishtinart”.
Rama ka thënë se kjo magazinë kulturorë është një botim i shtypur prej 200 faqesh e cila sjellë në dritë pasurinë dhe diversitetin e botës kulturore të qytetit të Prishtinës.
“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin se të shtunën do të promovojmë revistën e parë kulturore institucionale në Prishtinë “Prishtinart”. Kjo magazinë kulturore është një botim i shtypur prej 200 faqesh e cila sjellë në dritë pasurinë dhe diversitetin e botës kulturore të qytetit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje, Rama ka shkruar se në faqet e revistës do të mund të gjeni artikuj, intervista me ikonat e Prishtinës dhe recensione të ngjeshura me pasion dhe njohuri.
“Në faqet e kësaj reviste, do të gjeni artikuj, intervista me ikonat e Prishtinës dhe recensione të ngjeshura me pasion dhe njohuri, të shkruara nga disa prej mendjeve më të ndritura në fushën tonë kulturore”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, sipas tij në këtë revistë kultutore do të mund të mësoni shumëçka për Prishtinën.
“Në revistën kulturore të Kryeqytetit, do të mësoni shumëçka për Prishtinën tonë.
Kjo magazinë do të shpërndahet në institucionet publike, aeroport dhe po ashtu agjenci fluturimesh. Përveç formës së shtypur, revista do të jetë e qasshme për të gjithë edhe në formën digjitale përmes QR code të cilin do ta publikojmë së shpejti”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...