Sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP), Enver Hasani. Përveç Hasanit, aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) përfshinë edhe Haki Veliun dhe Albert Rakipin. Të njëjtit pretendohet se kanë kryer veprën penale “mashtrimi në detyrë”.
Ndryshe, seanca e fundit e caktuar më 9 qershor të këtij viti, është shtyrë me kërkesë të prokurores speciale Drita Hajdari, pasi që e njëjta ka qenë pjesëmarrëse në një trajnim.
Në seancën e cila pritet të mbahet sot, do të vazhdohet me mbrojtjen e të akuzuarit Rakipi. Përderisa në seancën e mbajtur më 8 maj 2017, Hasani kishte vendosur të mbrohej në heshtje, ndërsa Veliu kishte paraqitur mbrojtjen e tij para gjykatës.
PSRK pretendon se Enver Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Veliu në cilësi të Shefit të Zyrës së Prokurimit në UP dhe Ragipi në cilësi të Drejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për këtë Institut, kishin falsifikuar kontratën origjinale lidhur me përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në atë shqipe. Sipas aktakuzës, të njëjtit kishin hartuar edhe një kontratë të re, duke shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit nga kontrata origjinale. Sipas kontratës origjinale, vlera e saj kishte qenë 500.000 euro, përkatësisht çmimi i pagesës për njësi 1000 fjalë 12.65 euro e stipuluar me nenin 17, ndërsa në kontratën e re sipas prokurorisë, kjo pjesë është ndryshuar në 1000 karaktere për 12.56 euro.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi