Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, ka njoftuar sot se do të rivarrosen tre viktima të luftës: Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gara ka theksuar se trupat e këtyre viktimave do të rivarrosen në vendlindjet e tyre, Polluzhë dhe Shtuticë.
Gara gjithashtu njoftoi se komuna e Drenasit do të organizojë një mbledhje përkujtimore për të nderuar viktimat e luftës, duke përfshirë Xhavit Maloku, Besim Berisha, Agim Syla, Ramadan Hoxha dhe Gani Baleci.
“Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen: Xhavit Maloku nga Polluzha , Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica,viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.
Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For New Life Kosovo ‘”, shkroi Gara./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...