Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, do të dërgohen sot për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë.
Sipas informacioneve të fundit, thuhet se të lënduarit janë pajisur me viza austriake, ndërkohë nesër pritet të nisen për në Linz rreth orës 13:40 minuta nga aeroporti i Prishtinës.
Dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.
Për dërgimin e dy të lënduarve dje njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili njëherësh falënderoi shtetin austriak për gatishmërinë e dhënë për t’u dalë në ndihmë të lënduarve nga Ferizaj.
Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Harandinaj–Stublla, ka falënderuar për angazhimin e tij ambasadorin e Kosovës në Austri, Lulzim Pllana dhe stafin e misionit tonë në Austri.
Po ashtu, falënderim të veçantë ka bërë edhe për ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
“Falë bashkëpunimit dhe miqësisë sonë të ngushtë me Austrinë, dy nga të lënduarit nga ky shpërthim, të cilët kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, do ta marrin këtë në institucionet e specializuar shëndetësore austriake”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook ministrja Harandinaj – Stublla.
Në anën tjetër, Fondacioni Labinot Tahiri ka njoftuar se aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Enver Xhoklit dhe Fidan Gashit do të ndërpritet në momentin që këta dy pacientë nisen për në Austri, ndërsa mjetet e grumbulluara për shërimin e tyre do t’u dedikohen si ndihmë familjeve të lënduarve nga shpërthimi në “Steak House” si dhe për raste të tjera që kanë nevojë për shërim./albinfo.ch
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...