Google ADS

Sot pritet të lirohet 77 vjeçari që u shërua nga coronavirusi

11:48 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Një pacientë 77 vjeçar pritet të lirohet sot nga Klinika Infektive pasi që i njëjti është shëruar nga virusi COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur doktor Sali Ahmeti në një konferencë për media.

“Sot e lirojmë edhe pacientin zero apo rastin e parë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, bëhet fjalë për një pacientë 77 vjeçar i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të më hershme dhe pastaj u konfirmua me COVID-19, por përkundër kësaj falë një angazhimi të stafit të klinikës infektive ai sot do të kthehet te familjarët në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq ushtruesja e detyrës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 49 pacientë.

Ajo ka thënë se 40 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërkaq 7 janë në trajtim me okisgjenoterapi dhe 2 në ventilim mekanik

Doktoresha Ajazaj-Berisha shtoi se dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje një pacientë i moshës 56 vjeç nga Prishtina i cili ka pasur edhe sëmundje tjera, duke quar në 4 numrin e pacientëve të vdekur në Klinikën Infektive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme