Google ADS

Sot priten rezultatet e mbi 200 mostrave

18:57 | 2 Maj 2020
Arditë Shkodra

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mbrëmë ka njoftuar për njëzet e shtatë të shëruar dhe shtatë raste me Covid-19 nga 221 mostra të testuara.

Mikrobiologu Xhevat Ibra për abresh.info ka thënë se gjatë ditës së sotme janë marrë mbi 200 mostra për testim nga terreni si dhe rastet e paraqitura ne IKSHPK.

“Sot janë marrë diku mbi 200 mostra që do të testohen, mostra kto të marra nga ekipet në teren si dhe rastet e paraqitura këtu në IKSHPK”.

Ibra ka bërë të ditur se rezultati i këtyre mostrave do të dal sot pas orës 20:00.

“Rezultatet për këto mostra dalin sot pas orës 20:00”.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë janë 813, të shëruar 298 si dhe 22 raste të vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme