Google ADS

Sot prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike

07:27 | 6 Dhjetor 2023
K.B

Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen Stenbaek.

Ngjarja do të nis nga ora 09:00./Arbresh.info/

Të ngjashme