Google ADS

Sot përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë, marrin pjesë Kurti e Haxhiu

08:39 | 16 Gusht 2024
E.K

Sot, më 16 gusht, në ora 10:00, do të mbahet ceremonia e përurimit të objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë, në ndërtesën e sapo ndërtuar, afër ndërtesës së Prokurorisë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu. Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në ora 10:00”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme