Sot në Bruksel, do të takohen kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, për të diskutuar sërish dhe gjetur një zgjidhje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti dje ka thënë se kryenegociatori Besnik Bislimi, në takimin e së enjtes në Bruksel nuk mund të negociojë për rregulloren e Bankës Qendrore që përjashton dinarin nga përdorimi.
“Unë e kam thënë mendimin tim dhe ne i mbahemi nën dhe prapa Bankës Qendrore. Kur ishte problemi me targat atëherë ministri Sveçla dhe unë kemi qenë në linjën e parë, tash s’jemi. Unë nuk jam kryeministër që vendos për BQK-në. Pushtetet janë të ndara në Kosovë, ne nuk jemi shtet autokratik si Serbia ku një njeri vendos për të gjitha. Pra, ka një vendim, një rregullore të BQK-së dhe ne jemi këtu si qeveri për t’i ndihmuar. Për këtë arsye zëvendësi im, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë për atë rregullore. Vetëm nëse ka ndonjë pasojë që askush s’e do atëherë hajde të shohim se çka mund të bëjmë që të ketë një tranzicion sa më të mirë e sa më të shpejtë. Ne nuk jemi bartës të këtij vendimi të ri të BQK-së, në këtë kuptim ngjarja kryesore tashmë ka ndodhur, tash jemi në fazën post festum dhe duhet të shohim që të mos ketë asnjë pasojë”, tha Kurti, në një deklarim për media para komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kurse i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, se në takim do të vazhdojnë diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, raporton RTK.
Ndryshe takimi i fundit ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është mbajtur me 25 mars, pikërisht për të gjetur një zgjidhje, mirëpo, përfundoi pa rezultate.
Serbia po kërkon nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, kurse Kosova po këmbëngul se është në të drejtën e saj.
Kosova, i ka dorëzuar propozimet e idetë e saj rreth çështjes e në takimet i prezantoi e argumentoi ato.
Propozimet e Kosovës janë në linjë me rregulloren e BQK-së, për të cilën qeveria thotë se përmbajtja e së cilës nuk diskutohet.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...