Sot organizohet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2024

07:48 | 12 Prill 2024
K.B

Unioni i Turizmit të Kosovës organizon sot Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024.

“Përkrahja mediale e aktiviteteve mundëson që të promovohet Kosova si një destinacion i rëndësishëm në hartën e turizmit global. Panairi do të jetë i hapur me datën 12 dhe 13 prill dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për krijimin e rrjeteve me profesionistë nga industria e turizmit. Pjesëmarrës në këtë Panair do të jenë edhe krerët e institucioneve kryesore të Kosovë”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

Kjo ceremoni pritet të mbahet nga ora 11:00, tek Pallati i Rinisë Prishtinë./Arbresh.info/

Të ngjashme