Google ADS

Sot nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

05:50 | 22 Tetor 2017
arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) janë zotuar për mos ndërprerje të energjisë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimit dhe numërimit.

KQZ-ja i ka siguruar KEDS-it listën e specifikuar të të gjitha objekteve, përfshirë adresat e sakta të Qendrave të Votimit me qëllim të furnizimit pandërprerë me energji elektrike, shkruan arbresh.info.

Marrëveshja ndërmjet tyre përcakton kushtet dhe mënyrat e bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ky memorandum u nënshkrua që më 22 tetor të ketë energji elektrike në çdo Qendër Votimi dhe në objekte tjera të nevojshme për KQZ-në.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i KEDS SH. A, George Karagutoff ishte zotuar se përmes ekipeve do të monitorojnë gjendjen në Ditën e Zgjedhjeve për të pasur furnizim të rregullt me energji elektrike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme