Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ditë me parë kanë paralajmëruar se me 25 gushtë do të hynë në grevë të përgjithshme një javë para se të filloj viti i ri shkollorë.
Kreu i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj në një prononcim për arbresh.info ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë greva.
“Greva e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës do të filloj nesër dhe presim pjesëmarrjen në grevë përveç të tërë sistemit arsimorë edhe të Federatës të Shërbyesit Civil por edhe të federatave të tjera. Po flas si grevist në kuadër të BSKP-së. Ajo çka mund të them me krejt kompetencat është se greva do të filloj nesër dhe do të vazhdoj derisa të gjejnë zgjidhje për kërkesat e publikuara dhe legjitime të publikuara nga BSPK-ja”.
Jasharaj, thotë se viti shkollor nxënësit do ti gjejë në shtëpi e mësimdhënësit do të vazhdojnë grevën e nisur nga 25 gushti e deri në zgjedhjen e kërkesave.
“Bazuar në komunikimin që kemi bërë dhe bazuar edhe në përvojë nga vitet e kaluara un jam i sigurt që duke filluar nga çerdhet e deri në universitete greva do të jetë unike si herrave të tjera, do të thotë kemi pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve arsimore. Qeveria ta kuptoj drejtë situatën të ulet të bisedoj me përfaqësuesit legjitim për të bërë zgjedhje në mënyrë që greva të mos merr përshkallëzime të reja për shkak se e keqja më e madh është se kjo grevë tani po fillon qeveria ka kohë të reagoj e nëse jo pastaj mos të presë dikush që do të kemi fillim të mbarë të vitit shkollor sepse viti shkollor nxënësit do ti gjejë në shtëpi e mësimdhënësit do të vazhdojnë grevën e nisur nga 25 gushti e deri në zgjedhjen e kërkesave”.
Sipas tij, kërkesat e tyre janë shumë modeste.
“Një situatë e tillë po flas si BSPK besoj shumë se do të jetë edhe në federata të tjera prandaj qeveria le ta bëjë hapin e parë le të ulet me sindikatat le të ofroj zgjidhje. Kërkesat tona janë shumë modeste. Kjo kërkesë që dikush po e komenton ndryshe se 100 euro është kërkesë që doli nga rrugëtimi ynë nga përpjekjet tona. Duke parë se ligji i pagave po vonohet pa kufi, duke parë se çmimet kanë shënuar ngritje të jashtëzakonshme e bëmë këtë kërkesë modeste”.
“Ministrja e Arsimit na kritikoj si BSPK dhe si SBASHK pse bash 100 e jo 200 apo 300, ne kemi shkuar me 100 për të gjithë sektorin publik pra për të gjithë shërbyesit civil që marrin pagat nga Qeveria, ngase jemi të sigurt se Qeveria një kërkesë të tillë mund ta realizoj, s’kemi shkuar me kërkesa më të mëdha ngase e kemi ditur se Qeveria këto nuk mund ti bëjë”, ka thënë Jasharaj. /arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...