Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se sot në orën 9.00 fillon gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin kryesor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017. Këta janë akuzuar pa asnjë provë kredibile, kinse për rastin e sulmit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar Gashi.
Sipas tij, akuzat ndaj aktivistëve të VV-së, janë inskenim, dhe se kjo është vërtetuar me zgjedhjen e Frashër Krasniqit deputet në Kuvendin e Kosovës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë