Google ADS

Sot nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

08:33 | 29 Korrik 2024
E.K

Sot do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

Ministria kishte njoftuar javën e kaluar se do të firmoste këtë marrëveshje.

Në këtë ceremoni do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim. Në këtë ceremoni do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Z. Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim. Ceremonia mbahet sot e hënë, datë 29 korrik, nga ora 10:00 në Sallën P-38, Objekti i Qeverisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme