Bashkësia Islame e Kosovës bën të ditur se sot gjatë ligjeratës në xhamia do të bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Covid-19.
Përmes një njoftimi në Facebook në faqen zyrtare të BIK-ut thuhet se vaksinimi duhet të bëhet si masë parandaluese edhe kundër infektimit nga varianti i ri i koronavirusit, i cili po cilësohet si më i rrezikshëm, transmeton arbresh.info
“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid 19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të koronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...