Sot në orën 14:43 fillon stina e vjeshtës astronomike dhe do të zgjasë deri me 21 dhjetor në orën 10:20, kur fillon stina e dimrit.
Kjo stinë në hemisferën veriore të Tokës arrin në ditën e 266 dhe deri në fund të vitit na mbesin saktësisht edhe 100 ditë, për shkak se muaji shkurt kishte 29 ditë, pwrcjell Arbresh.info.
Në këtë kohë, kur te ne arrin vjeshta astronomike, në hemisferën jugore fillon stina e pranverës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë kësaj jave temperaturat maksimale në vend do të kenë pothuajse të njëjta amplituda (konstante) në vlerat e maksimaleve, deri sa temperaturat minimale do të pësojnë ndryshime të theksuara.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (23-27 shtator 2024):
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.
Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me suksesë./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League