Google ADS

Sot në ora 10:00 do të mbahet seancë ku pritet të diskutohen 19 pika

09:31 | 5 Prill 2018
V. S.

Ndër to janë dy interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj, njëra për reduktimet e energjisë ndërsa tjetra për marrëveshjen e nënshkruar për Termocentralin ‘Kosova e Re’, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, do të emërohen anëtarët e Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Komisionit të Pavarur të Mediave, dhe zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Ky është rëndi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

  2. Përgatitjet për seancë plenare:

  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

  4. Koha për pyetje parlamentare,

  5. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,

  6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

  7. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

  8. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

  9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,

  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

  16. Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

  17. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

  18. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

  19. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

  20. Marrëveshja e kryetarëve të dy grupeve parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupit të deputetëve të pavarur për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin me anëtarë në komisionet parlamentare,

  21. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme