Sot Kuvendi i Kosovës mban ceremoninë e dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas me rastin e njëvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga agresori rus.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Kuvendi – Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, përcjell arbresh.info
“Në njëvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, të premten, më 24 shkurt 2023, në emër të popullit të Kosovës organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ceremonia pritet të filloj nga ora 13:15.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, krye parlamentari Glauk Konjufca si dhe përfaqësuesja e gazetarëve ukrainas në Kosovë Luidmyla Makei, të cilët do të mbajnë edhe fjalim hyrës.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...