Google ADS

Sot në Klinë fillon festivali “I këndojmë lirisë”

08:34 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Sot në Klinë nis festivali folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor.

Sivjet është edicioni 19-të me radhë i festivalit dhe nis në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Në hapjen solemne të festivalit para Kullës muze, më këngë e valle do të paraqitën grupe artistësh rapsodë e instrumentistë nga Kosova dhe Shqipëria. Po ashtu sivjet bëhet edhe inaugurimi i oborrit të Kullës muze, investim i komunës së Klinës. Është bërë shtruarja me rrasa gurësh dhe shkallët në marrë formë të një amfiteatri.

Ndërkaq e para që do të paraqitet në skenë është AKV “Jehona e Dukagjinit” nga Klina.

Pastaj do të paraqitën edhe grupe e shoqëri artistike e rapsodë. Në Çabiq do të shtrohet edhe sofra tradicionale e këtij fshati, ku në nderim të festivalit dhe të bashkëfshatarit e komandant Mujës do ta shtrojnë sofrën tradicionale me ushqimet tradicionale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme