Google ADS

Sot moti me reshje shiu dhe bore në Kosovë

07:07 | 6 Mars 2022
Trina Galanxhi

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohe të shiut dhe borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta se sa në vise të ulëta dhe mesatare.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet minus 1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme