Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, sot do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Po ashtu sot do të mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës, ku ministri italian do t’i adresohet deputetëve.
Adresimi i tij do të bëhet në orën 17:30.
Agjenda e plotë e Konjufcës:
Agjenda e kryekuvendarit Konjufca për datën 22 qershor 2021 / Seancë e veçantë e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio
Koha: 16:55
Vendi: Kabineti i Kryetarit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit
Seancë e veçantë e Kuvendit
Rendi i ditës
Adresimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Koha: 17:30
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje