Google ADS

Sot mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë – Pejë

08:44 | 12 Dhjetor 2024
E.K

Sot, do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc (LOT-3), për shkak të realizimit të masave shkëmbore në kuadër të Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se ky punim do të realizohet nga ana e majtë e segmentit të zgjerimit të rrugës, duke përfshirë ndërprerjen e trafikut.

Ndërprerja e trafikut do të ndodhi nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në pastrimin dhe hapjen e plotë të rrugës.

“Ju njoftojme se me daten 12.12.2024 (E enjte), ne trasen e Zgjerimit te Rruges Nacionale N9., Segmenti Kijeve-Dollc LOT-3, do te realizohet minimi Nr.4 i masave shkembore nga ana e majte e zgjerimit te rruges. Me kete rast do te behet nderprerja e qarkullimit te trafikut nga udhekryqi i Gjakoves ne Kline e deri te udhekryqi i rruges per Gjurgjevik. Nderprerja e trafikut do te behet ne intervalin kohore: Nga ora 15:00 deri ne pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info

Get it on Google Play Download on the App Store