Google ADS

Sot mblidhet kryesia, pritet të vendos për debatin në lidhje me qeverisjen një vjeçare të Kurtit

09:57 | 29 Prill 2022
arbresh.info

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot, për të vendosur në lidhje me vazhdimin dhe mbajtjen e një seance të re parlamentare.

Derisa pritet të vazhdojë debati për politikën e jashtme, dhe ai për situatën e sigurisë, pritet të vendoset edhe për debatin në lidhje me qeverisjen një vjeçare të kabinetit të, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

6. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

7. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

8. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme