Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

07:38 | 21 Shkurt 2024
E.G

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara  nga seancat e mbajtura më 8 dhe 14 shkurt 2024, shkruan Arbresh.info.

Mbledhja do të mbahet në ora 13:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 14 shkurt 2024:

Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,

Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,

Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,

Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,

Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

51. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”./Arbresh.i

Të ngjashme