Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00, ku përveç shqyrtimit të pikave nga seancat e kaluara, pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
7. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
VI. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
VIII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.
IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...