Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën në orën 12:00.
Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme dhe përgatitjet për seancë të re plenare.
Ndër të tjera do në rend dite është edhe interpelanca me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Rendi i ditës:
Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,
Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 202,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.
Shqyrtimi i mocionit përmbajtjesor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të parashtruar nga 11 deputetë nga GP të LVV-së,
Shqyrtimi i propozimeve:
Nisma legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
Nisma Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”,
Konstatimi i përbërjes së Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit,
Propozimi i GP NISMA-AKR-6+ për zëvendësimin e anëtarit në delegacionin e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Acociim BE-Kosovë
Shqyrtimi i kërkesave
Të ndryeshme.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...