Google ADS

Sot mblidhet Komisioni për Legjislacion

08:13 | 14 Shkurt 2022
A. B.

Sot do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Në njoftimin bëhet e ditur se në rend dite janë tetë pika për diskutim.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2022;

3. Shqyrtimi në parim i Projektkodit Civil të Republikës ë Kosovës nr.08/L-124;

4. Shqyrtimi i raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin nr.08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar;

5. Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

6. Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale;

7. Shqyrtimi i shkresës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas;

8. Të ndryshme;

Vendi: N303Koha: 10:00

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme