Sot mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

07:00 | 24 Korrik 2024
E.G

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Ky komision sot do të bëjë intervistimin e dëshmitarëve, Eranda Kumnova Baçi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI dhe Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar.

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00 /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme