Sot pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare.
Në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, miraton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022.
Në orën 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Ndërkaq në orën 13:00 mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth angazhimit të eksperteve.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në ora 13:00 miraton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2023.
Në orën 13:00 mblidhet edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton disa projektligje dhe nisma legjislative.
Në rend dite është Nisma legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...