Sot mblidhen këto Komisione Parlamentare

07:22 | 5 Dhjetor 2023
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa Komisione Parlamentare.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, fillon nga ora 09:30 dhe bën shqyrtimin e projektligjit për shërbime sociale dhe familjare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin në parim të Projektligjit për Rininë nga ora 10:00.

Në ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, mban dëgjim publik, për projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, nga ora 13:00 mban takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.

Në këtë takim temë diskutimi është çështja e ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores nr.07/2017 për përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë e Komisionit vlerësues për përcaktimin e procedurave për njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Në takim janë të ftuar edhe përfaqësues të lartë të administratës në MFPT, si dhe përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme