Sot është paralajmëruar se do të kenë mbledhje disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë takim me përfaqësueset e Shoqatave “Renesanca” dhe “Jeta/Vita’”, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu do të formohet grupi punues për amendamentimin e Projektligjit për për shërbime sociale dhe familjare.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028.
Ndërsa, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ban dëgjim Publik për Projektligjin nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2022. Të ftuar janë bordi i RTK-së dhe Drejtori i Pergjithshem i RTK-së.
Ndërkaq Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, bën shqyrtimin e propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për anëtarë të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Po ashtu, do të formohet grupi punues për Projektligjin për falimentimin dhe formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës./Arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë