Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa komisione.
Në ora 10:00, Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në ora 11:00 shqyrton raportin me amendamente të komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit.
Ndërsa në ora 11:30, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023 dhe raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Me fillim nga ora 13:00, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitiasi dhe drejtori i Shoqatës HANDIKOS, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...