Sot mblidhen këto komisione parlamentare

07:24 | 14 Maj 2024
E.G

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të mblidhet në ora 10:00 dhe do të shqyrtojë Vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” etj. (Kuvendi i Kosovës, N204)

Në ora 10:00 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N506)

Ndërkaq në ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

Po në 11:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të Shërbimit të Fizikës Mjekësore në SHSKUK dhe të organizatës KOMF. (Kuvendi i Kosovës, N303)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mblihdet në ora 13:00 dhe diskuton lidhur me rastet e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Takohet me përfaqësuesit kompetentë të Policisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

Në ora 13:00 mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri.

Asshtu si edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor si dhe raportin me të gjetura për pronat e RTP-së dhe të Fakultetit. (Kuvendi i Kosovës, N225)

Po ashtu, në ora 14:00 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcakton listën e dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N204)/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme