Google ADS

Sot mblidhen këto komisione parlamentare

07:30 | 27 Shkurt 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen tri Komisione parlamentare.

Nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Në rend të ditës janë pesë pika për tu shqyrtuar, shkruan Arbresh.info.

Në ora 11:00, do të raportoj ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në rend të ditës janë shtatë pika për tu shqyrtuar.

Ndërsa, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të filloj nga ora 11:00 ku i ftuar do të jetë ministri MMPHI-së, Liburn Aliu.

Në rend të ditës janë pesë pika për tu shqyrtuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme