Sot mblidhen katër komisione parlamentare

07:25 | 2 Korrik 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mblidhen katër komisione parlamentare.

Nga ora 10:00, pritet të nis Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kurse, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti si dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike pritet të mblidhen nga ora 11:00.

Ndërsa, nga ora 13:00 pritet të filloj Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme